
Italiani Federico Macheda ka marre gjithe vemendjen e mediave britanike pas golit te fitores te shenuar ne minutat e fundit qe i dha fitoren Manchester United ne ndeshjen kumder Aston Villa-s.
Lojtari i ri konsiderohet si pasardhes i Cristiano Ronaldo-s ne “Old Traford”, madje per te ka folur edhe vete luzitani. “Debutimi i Macheda-s me kujton debutimin tim ne vitin 2003 kunder Bolton. Ndjesia eshte pothuajse e njejte. Kujtoj kur luajta per here te pare para 70 mije tifozeve, nuk eshte e lehte. Luajta mire dhe kur Kiko shenoi e kuptoj shume mire se cfare ka ndier. Ishte nje nga ditet me te bukura te jetes time”, shprehet “Topi i Arte” ne prag te ndeshjes se Champions League kunder Portos.
Macheda konsiderohet si nje nga lojtaret e se ardhmes tek Manchester United. Ai u ble qe ne moshen 16 vjecare nga te rinjte e Lazio-s nga ku u largua per shkak te mosmarreveshjeve financiare me presidentin Lotitto.
Top Channel