Atletico Madrid, Simeone projektohet ne stol

07/04/2009 17:10

Diego Pablo Simeone eshte gjithmone e me prane skuadres se Atletico Madrid.

Humbja e fundit 2-4 ndaj Osasunas ka ngjallur reagimin e tifozeve bardhekuq qe kerkojne rikthimin e idhullit te tyre, tashme ne postin e trajnerit. Sinjalet jane te qarta por Simeone mund te bashkohet me skuadren vetem ne fund te ketij sezoni edhe pse ish mesfushori argjentinas nuk e ka fshehur deshiren se deshiron te marre sa me pare drejtimin e grupit.

Pas shkarkimit te meksikanit Javier Aguirre gjendja ne skuader nuk eshte normalizuar, pasi eleminimi nga Porto ne Champions League ka lene pasoja te medha ne skuader. Aktualisht Atletico Madrid po lufton vetem per nje vend ne Champions League, por gara nuk eshte e lehte duke pare qe skuadra te tjera konkurrente si Valencia, Sevilja apo Villareal po luftojne per 2 vendet e ngelura.

Top Channel