Aguero, Inter me prane sulmuesit argjentinas

07/04/2009 17:50

El Kun Aguero po ndjek gjurmet e Interit dhe mesa duket zikalterit do bejne nje sforcim te madh ekonomik ne merkaton e veres per ta marre ne skuader.

Dhurata qe Moratti mund t’i beje trajnerit Mourinho ka shume mundesi te jete lojtari argjentinas i Atletico Madrid. Transferimi do quhet i mbaruar ne rast se skuadra madrilene do deshtoje ne luften per te zene nje vend ne katershen e pare te Champions League. Vlera e kartonit te lojtarit eshte rreth 60 milione euro dhe Inter mund te paguaje fillimisht gjysmen e shumes per te mbyllur llogarite disa muaj me pas.

Vete lojtari ka lene te kuptohet se ne ardhmen mund te udhetoje drejt Italise edhe sepse kete ia ka rekomanduar vjehrri i tij Diego Armando Maradona, mik i ngushte me presidentin Moratti. Por El Kun nuk eshte lojtari i vetem qe rrezikon te braktise bardhekuqte pasi gjate merkatos verore pritet nje eksod i vertete qe mund te pasohet edhe nga Maxi Rodrigues, Banega dhe Maniche.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta