“Marca”: Real i rezervon numrin 5 milanistit Kaka

07/04/2009 15:45

Ne Spanje mediat vazhdojne te trumbetojne me te madhe se ne fund te ketij sezoni Kaka do jete lojtar i Real Madrid.

Kur duhet edhe me shume se nje muaj nga zgjedhjet presidenciale ne klubin “merengues”, gjithmone e me shume mendohet se rizgjedhja e Florentino Perez do mbylle marreveshjen per ardhjen e brazilianit ne “Bernabeu”. Aq larg kane shkuar keto zera sa gazeta “Marca” ka publikuar nje fotomontazh imagjinar me perfaqesuesin e mundshem te klubit, Zinedine Zidane, presidentin Perez dhe Kaka qe preznaton fanelen e bardhe me numrin 5.

Kjo fushate mediatike ka nisur prej kohesh, por ajo cfare ben me shume pershtypje eshte heshtja e Milanit. Mendohet se administratori i deleguar kuqezi dhe Perez jane takuar ne mes te muajit mars, duke vendosur edhe nje shifer per transferimin e Kaka qe vertitet rreth 60 milione eurove.

Top Channel