Weber mbron Schumi-n: Kritikat jane te pabaza

06/04/2009 15:40

Menaxheri i 7 here kampionit te botes Michael Schumacher, Willi Weber ka dale ne mbrojtje te gjermanit pas deshtimit te Ferrarit edhe ne cmimin e madh te Malajzise.

“Kritikat ndaj tij jane shume te pabaza”, ka theksuar Weber, sipas te cilit, ish kampioni po bashkepunon ngushte me kokekuqen nga Maranello. Ne vijim, ai ka folur edhe per zerat qe flasin rreth nje divorci te mundshem mes skuderise italiane dhe ish pilotit.

“Kjo eshte e mundur por me vone do takohemi me perfaqesuesit e Ferrarit dhe do diskutojme per kete ceshtje. Duhet te presim”, theksoi Weber. Ferrari deshtoi dje per here te dyte ne po kaq gara pasi me asnje prej piloteve nuk arriti te renditej ne zonen e pikeve per shkak te strategjise te gabuar te gomave ne pisten e Sepangut qe u permbyt nga shiu.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta