Torres, besnik i perjetshem i Liverpool dhe Atletico

06/04/2009 17:20

Spanja vazhdon te “qaje” largimin e sulmuesit Fernando Torres nga Primera Division. Sulmuesi i Liverpool, nje nga me te miret ne bote nuk ka deshire ta braktise skuadren e “The Reds” pasi aty ndihet shume mire.

“E kam thene disa here qe klubi per te cilin do kisha lene Atletico-n ishte Liverpool. Ka vetem dy skuadra ne zemren time. Kam bere tifo per Liverpool qe ne femijeri dhe synoj te qendroj ketu edhe per shume kohe”, shprehet “El Ninjo”.

Nderkohe, Torres ka thurur elozhe edhe per shokun e tij te skuadres, Stiven Gerrard. Ai eshte i bindur se kapiteni i grupit te drejtuar nga Benitez, eshte lojtari me i mire ne bote. “Une mendoj se ai eshte lojtari me i mire ne bote. Eshte nje shok i madh por edhe profesionist i shkelqyer”, deklaron spanjolli.

Top Channel