Rossi shprehet qarte: Kerkoj boterorin 2009

06/04/2009 17:50

Moto GP rikthehet ne piste kete fundjave per te nisur sezonin e ri pas testeve te sterzgjatura dimerore.

E gjithe vemendja eshte perqendruar tek kampioni i botes, italiani i Yamaha-s, Valentino Rossi qe konsiderohet si piloti favorit edhe per 2009-en. “Doktori” flet me optimizem per kete sezon dhe kerkon qe te ngjitet serish ne majen e motociklizmit boteror. “E shfrytezova javen e fundit per te pushuar. Do futem ne gare me objektiv te qarte; te fitoj boterorin e ri”, u shpreh Rossi, duke thene se gara e pare e Katarit nuk e favorizon sepse kjo eshte pista me e papershtatshme per karakteristikat e motorrit Yamaha.

“Nuk eshte nje prej pistave qe na lejon te japim maksimumin por kemi disa arme te fshehta per te garuar”, shprehet italiani. Ne vijim ai nuk ka pranoi konkluzionet e mediave se kete sezon, kundershtari i tij me i madh do jete Casey Stoner, duke theksuar se testet nuk pasqyrojne domosdoshmerisht formen e skuderive.

“Loja do vendoset nga strategjite e reja por ne provat zyrtare nje element i rendesishem do te jete edhe fati. Jam kureshtar te shikoj si do reagojme me sasine e paket te gomave qe kemi ne dispozicion”, perfundon 8 here kampioni i botes.

Top Channel