Milan i premton Kaka-ne kandidatit Florentino Perez

06/04/2009 16:15

Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar nje shkrim ku jep te dhena per afrimin e brazilianit Kaka me Real Madrid.

Sipas kesaj gazete, Milani ka nenshkruar nje marreveshje paraprake me kandidatin per president Florentino Perez per 60 milione euro. Gjithashtu “Marca” ben me dije se Perez ka marre edhe premtimin e lojtarit dhe pengesa e vetme qe ai te kaloje ne “Bernabeu” eshte pronari i Chelsea, Roman Abramovich i cili e pelqen shume fantazistin brazilian.

Mendohet se Galliani dhe Perez jane takuar ne 16 mars duke fiksuar cmimin e kartonit te ish Topit te Arte, 60 milione euro qe do paguhen pergjate 4 viteve. Transferimi i Kaka ne Madrid ka shume mundesi te realizohet, duke pare edhe marredheniet e shkelqyera mes klubit kuqezi e kandidatit per president Florentino Perez.

Top Channel