Elbasan, polici-Bashki, debat në fushë

06/04/2009 09:00

Përveç zemërimit për humbjen me Vllazninë, të pranishmit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit kanë përjetuar edhe një debat të ashpër ndërmjet zëvendësdrejtorit të rendit, Krenar Ahmeti, dhe kryebashkiakut të qytetit, Qazim Sejdini.

Shkak janë bërë tifozët në tribunë, që vazhdimisht protestonin kundër skuadrës për humbjen me shkodranët e drejtuar nga Haxhiosmanoviç.

Ish-shefi i Qarkullimit në Tiranë i ka kërkuar forcave të rendit të largojnë nga tribuna një tifoz, i cili punon si shofer i shefit të policisë bashkiake.

Në momentin kur “ultrasi” po shoqërohej jashtë stadiumit, nga tuneli i hyrjes në fushë, mësohet se Ahmeti e ka goditur. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Sejdinit, i cili ka zbritur nga tribuna “VIP” dhe është përballur me tone të ashpra me zyrtarin e lartë të uniformave blu.

Top Channel