Austri, Salihi shenon serish kunder Altach

06/04/2009 15:10

Hamdi Salihi vazhdon te shenoje rregullisht ne Austri me skuadren e tij SV Ried.

Sulmuesi i kombetares shqiptare qe luajti dobet ne ndeshjen ndaj Hungarise por edhe ne transferten e Danimarkes, nuk zhgenjen me fanelen jeshile. Ai ka ndeshkuar serish kundershtaret e Altach pasi barazoi vetem 2 minuta pas golit te vendasve ne minuten e 58-te.

Edhe ndeshjen paraardhese Sv Ried u perball me te njejten skuader ku bomberi shkodran shenoi golin e fitores 3-2. Kjo rrjete e ngjit Salihin ne kuoten e 8 golave ne kampionat dhe 5 ne kupe. Qe prej janarit 2007 kur ai ndodhet ne Austri ka shenuar 26 gola ne 68 ndeshje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta