Obama kerkon cmilitarizimin nuklear te botes

05/04/2009 11:20

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama ndodhet per nje vizite zyrtare ne Prage ku ka leshuar nje mesazh te qarte kunder armeve berthamore.

“Lufta e ftohte ka lene nje trashegimi te rrezikshme me mijera arme berthamore”, deklaroi nga Cekia kreu i Shtepise se Bardhe. Ne vazhdim te fjales se tij, Obama ka folur per leshimin e raketes-satelit nga Koreja e Veriut. “Bota duhet te veproje me shpejtesi kunder inisiatives nukleare te Phenianit. Koreja e Veriut ka dhunuar rregullat e vendosura me leshimin e raketes dhe tashme eshte e detyruar te ndryshoje drejtim“, vijoi Obama, duke kerkuar nje reagim te menjehershem te nderkombetareve.

Ai theksoi gjithashtu se eleminimi i rrezikut berthamor iranian do largonte perfundimisht edhe projektin per ndertimin e nje baze anti-rakete. “Ka ardhur momenti qe Teherani te marre nje vendim se cfare rruge duhet te ndjeke per ceshtjen berthamore“, nenvizoi kreu i shtetit amerikan. Obama deklaroi gjithashtu se SHBA eshte e gatshme te marre nje rol udheheqes ne luften per mbrojtjen e klimes.

Top Channel