Cana: Sa e vuajta humbjen para TV-së

04/04/2009 10:50

Do të kishte pasur shumë dëshirë të ishte në fushë, por ai karton i verdhë i marrë ndaj Hungarisë, ia kishte mohuar këtë shans.

Bëhet fjalë për Lorik Canën, i cili në një intervistë të gjatë për “om.net”, rrëfen se ka vuajtur shumë duke parë nga ekrani i televizionit shokët e tij të Kombëtares teksa mundeshin turpshëm 3-0: “Më vjen jashtëzakonisht keq. Unë isha përpara televizorit tim dhe e pashë ndeshjen që u luajt në Danimarkë. E dija se do të ishte e vështirë përpara një skuadre të fortë, me lojtarë si Bendtner, Ager, Poulsen. Ishte edhe më e vështirë, sepse disa lojtarë na mungonin. Ishte thuajse një mision i pamundur për ne, por ekipi bëri të pamundurën”.

Për shkak të skualifikimit u rikthye para kohe te Marseja, por “nëse do të ishte në dorën time për të zgjedhur, do të kisha vazhduar me Kombëtaren. Duke theksuar dëshpërimin që nuk i ndihmova dot patriotët e mi, ana e mirë është se do të jem më i freskët dhe do të ndihmoj kolegët këtu në Marsejë”, nënvizoi Cana.

Top Channel