Seuli: Peniani leshon neser raketen

03/04/2009 17:15

Koreja e Veriut do te leshoje neser raketen-satelit nese nje gje te tille do ta mundesojne edhe kushtet e motit.

Lajmin e ka bere te ditur presidenti koreano-jugor. Vete Seuli zyrtar ka premtuar nje pergjigje “te forte dhe te ashper” ne rast se kryhet leshimi.

Nga ana tjeter, Shtepia e Bardhe e ka cilesuar sot si “nje veprim provokues” paralajmerimin e leshimit te raketes, qe bie ndesh me rezoluten e Kombeve te Bashkuara.

Nga ana e saj Koreja e Veriut deklaron se permes leshimit synon te dergoje ne hapesire vetem nje satelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA