
Turma njerezish pershendesin mberritjen e Barack Obama-s dhe gruas se tij Michelle ne Strasburg.
Kreu i Shtepise se Bardhe dhe bashkeshortja e tij, u priten nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij, Carla Bruni per nje takim dypalesh, qe ne fakt hap edhe zyrtarisht Samitin e NATO-s.
Ciftet presidenciale jane takuar perzemersisht duke shkembyer edhe puthje para nje turme te madhe mbeshtetesish.
Ne qytetin e blinduar francez, ku do te zhvillohet Samiti i NATO-s jane regjistruar edhe protesta, nderkohe qe 105 persona jane arrestuar.
Samiti
NATO feston 60-vjetorin e krijimit dhe takimi ka nje vlere simbolike per anetaret e vjeter.Ne bisedime do te diskutohet strategjia per Afganistanin, ku eshte ne loje besueshmeria e NATO-s dhe rinisja e raporteve me Rusine.
Kujtojme qe ne samitin e G20 ne Londer, akujt deri diku konsiderohen te shkrira pas takimit mes Obames dhe homologut rus, Dmitri Medvedev.
Obama nga ana e tij do te ilustroje strategjine e re qe parashikon dislokimin e 21 mije ushtareve ne Afganistan, nxitjen e dialogut, e po ashtu edhe nje vemendje me te madhe ne aspektin civil dhe futjen e te gjitha vendeve te rajonit, perfshire edhe Iranine ne stabilizimin e Kabulit dhe te kufirit te nxehte me Pakistanin.
Top Channel