
Edhe pak para fillimit te samitit jubilar te NATO-s nuk eshte gjetur ende konsensusi per sekretarin e ri te pergjithshem te Aleances.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e perforcoi kundershtimin e tij kunder danezit Anders Fogh Rasmussen, kandidatit te deshiruar nga shumica e vendeve te NATO-s.
Turqia krijoi keshtu nje krisje ne prag te samitit te 60-vjetorit te NATO-s me kundershtimin e kandidatures se Rasmusenit, per te cilin thote se eshte i papranueshem per boten islame.
Erdoan e justifikoi kete kundershti me dyshimin ne aftesite e danezit per te kontribuar per paqen ne boten.
Turqia e e refuzon nominimin e Rasmussenit per shkak te qendrimit te tij ne konfliktin mbi publikimin e karikaturave te Muhametit ne nje gazete daneze kater vjet me pare.
Pervec kesaj Rasmussen kishte refuzuar kerkesat turke per te mbyllur nje stacion televiziv ne gjuhen kurde ne Danimarke, qe konsiderohet si zedhenes i rebeleve kurde.
Top Channel