
Para se te fillonte samiti i G20, Mbreteresha Elisabete pozoi ne nje foto grupi me kreret e shteteve dhe qeverive te pranishem ne Londer.
Me t’u realizuar fotoja, Madheria e Saj eshte gati te largohet prej miqve, po dicka i terheq vemendjen dhe e shqeteson.
Reagon ndaj kryeministrit italian Silvio Berlusconi, ndersa ai po bisedonte me homologet e tij. Cili ishte motivi i shqetesimit te Mbretereshes? Toni i larte i perdorur nga kryeministri italian!
“Gallata” e Berlusconi-t
Ne momentin e realizimit te fotos, Berlusconi, i cili ishte pikerisht pas kreut te Shtepise se Bardhe, perpiqet t’i terheqe vemendjen atij duke i thirrur me ze te larte: “Mister Obamaaaa”. Presidenti amerikan kthen koken dhe sheh nje dore te zgjatur dhe kryeministrin italian qe i thote: Mister Berlusconi”.
Lideret e tjere qeshin. Kurse Mbreteresha aspak.Madje ajo kthehet dhe duke ngritur doren e majte (nderkohe qe mikrofonet ishin paksa me zhurme) dhe thote pak a shume keshtu: Po kush eshte? Po perse duhet te bertase keshtu?
Fjalet e Elisabetes, shkaktojne serish ne qeshura nga te pranishmit.
Top Channel