Barcelona afrohet tek Juventusi per Buffon

03/04/2009 20:50

Tjeter oferte marramendese per portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Kete here nuk eshte Manchester City dhe as Chelsea por gjigandet katalanas te Barcelones.

Sipas burimeve te ndryshme, agjenti i lojtarit ka kontaktuar me skuadren “blougrana” qe kerkon te zevendesoje Victor Valdes, i cili nuk ofron me sigurine e dikurshme per katerkendeshin katalanas. Para se te trokisnin ne deren e Juventusit, spanjollet u interesuan per Petr Cech te Chelsea, por Abramovich e ka larguar oferten me nje “jo” te thate.

Tashme prioritet ne listen e Barcelones eshte italiani Buffon edhe pse do ta kene shume te veshtire per ta marre ne “Camp Nou” duke pare peshen e madhe qe ai ka tek bardhezinjte. 50 milione euro eshte cmimi dysheme nga mund te nisin bisedimet per nje shitje te mundshme te numrit 1.

Top Channel