Baden Baden, vendet e NATO-s nisin samitin

03/04/2009 19:45

Ne Baden Baden ka nisur zyrtarisht samiti i Aleances se Atlantikut te Veriut.

Per shkak te ardhjes se Obames dhe lidereve te tjere, Strazburgu eshte i bllokuar, nderkohe qe aeroporti ka qene nje fortese ne vecanti ne momentet kur zbriti “Air Force One”.

Por NATO jo kudo konsiderohet si nje organizate pozitive. Ka shume te rinj anti-globaliste qe e shohin NATO-n si nje organizate pushtuese. Prandaj rreth Strazburgut jane vendosur cadrat e tyre.

Shqiperia, e cila ne kete samit merr pjese si anetare me te drejta te plota, eshte nje nga 4 vendet qe paraqitet me presidentin dhe kryeministrin, ashtu si dhe Kroacia.

Afganistani do te jete tema kryesore e samitit, pasi presidenti amerikan Barack Obama kerkon qe ceshtja te mos jete vetem e Shteteve te Bashkuara. Gjithashtu, nuk do te mbetet pa diskutuar ceshtja e krizes ekonomike.

Top Channel