
Ne Itali po shkakton polemika vendimi i nje agjencie transporti per te ndare vecmas nje linje per emigrantet.
Ankesat e banoreve lidhur me pranine e madhe te te huajve ne Foxhia e shtyne agjencine te caktonte nje autobus te vecante, ku duhet te hipin vetem emigrante.
Nga nje qender emigrantesh, autobusi do te shkoje deri ne qender te qytetit,duke filluar qe nga dita e hene. Bashkia e mbron vendimin duke thene se linja e vecante do te lehtesoje jeten e emigranteve.
Por shoqata e komuniteteve te huaja ne Itali reagoi ashper. Kryetari i saj Habib Sgaier tha se nuk do ta kishte besuar kurre qe provinca e Foxhas te ishte toke aparteidi.
Nga provinca te tjera italiane jane shtuar nderkohe edhe zerat e atyre qe kerkojne mbylljen e menjehershme te kesaj linje. Per te zgjidhur probleme e transportit, sugjerojne kritiket, duhen shtuar autobuset dhe jo te ndahen linjat per vendas dhe te huaj.
Top Channel