Eleminatoret, Argjentina dhe Meksika ne telashe

02/04/2009 15:10

Humbja me e thelle e viteve te fundit per Argjentinen (1-6 ne Bolivi) ka shokuar kombetaren bardhekalter te trajnerit Diego Armando Maradona.

“Lojtaret e mi bene ate qe kundershtari u lejoi te benin. Nuk ka asnje justifikim dhe lartesia e madhe mbi nivelin e detit nuk eshte nje arsye”, shprehet Maradona, duke mos u perpjekur te gjeje alibi.

“Me duket se Bolivia luajti nje ndeshje te madhe duke zhvilluar nje futboll fantastik dhe besoj se cfaredo skuader do kishte vuajtur si ne. Edhe une vuajta bashke me skuadren pasi cdo gol ishte si nje goditje ne zemer”, vijon tekniku argjentinas.

Nje goditje te forte ka marre edhe kombetarja e Meksikes, e drejtuar nga Sven Goran Eriksson. Humbja 3-1 ne fushen e Honduras e ka larguar Meksiken edhe me shume nga Boterori 2010.

Kjo humbje e zbret kombetaren e gjelber ne vendin e katert pas SHBA-se, Kosta Rikas dhe Hondurasit me nje pike me shume se Salvadori dhe Trinidad & Tobago. Emri qe qarkullon per te zene vendin e Eriksson eshte ish tekniku i Atletico Madrid, Aguirre.

Top Channel