“Peleja” i ri ne shenjestren e Milanit

02/04/2009 16:05

Pele e ka bekuar, duke thene se eshte nje lojtar me cilesi shume te mira dhe mund te behet me i madh edhe se vete “Mbreti”.

Kaq ka mjaftuar qe shume skuadra te medha evropiane te vihen ne levizje per ta blere sa me shpejt. Behet fjale per talentin 17 vjecar te Santosit, Neymar qe eshte ne gjurmet e Chelsea dhe Milan.

Nga ana tjeter, klubi brazilian ka nxituar duke vendosur nje klauzole prej 30 milione eurosh, nje shume kjo rekord per nje futbollist kaq te ri ne moshe. Kontrata e sulmuesit skadon ne vitin 2014 dhe do jete shume e veshtire qe ai te mberrije ne Evrope nese arka e klubit brazilian nuk mbushet me 30 milione euro.

“Ka nje personalitet, siguri te larte dhe munad te luaje shume mire edhe perkrah Patos. Nuk do jete e lehte te largohet nga Santos por Neymar eshte nje lojtar i arte dhe ne koken e tij punon vetem transferimi per ne Evrope”, thekson perfaqesuesi i grupit qe ka te drejtat e kartonit te lojtarit.

Top Channel