Spanja fiton ne Turqi

01/04/2009 23:45

Spanja vazhdon serine e rezultateve pozitive edhe ne Stamboll, duke mundur te besuarit e Terim me rezultatin 2-1, duke hedhur nje hap drejt fazes finale te Boterorit 2010.

Edhe pse kaluan te paret ne avantazh, me ane te Semih, turqit nuk arrijne te ruajne kete rezultat dhe fitore deri ne fund te takimit, duke iu nenshtruar 2 golave te kampioneve europian.

Autoret e tyre ishin Xabi, Alonso dhe Riera ne fund te ndeshjes me 11 metersh.

Anglia e drejtuar nga Fabio Kapelo nuk njeh kundershtar, kete here viktima e tyre ne Uembli ka qene Ukraina e cila eshte mundur 2-1.

Golit te Piter Krauc ne pjesen e pare i eshte kunderpergjigjur Andrij Shevcenkos ne te dyten, goli i 40-te per te me fanelen e kombetares.

John Terry eshte ai qe me golin ne minutat e fundit te ndeshjes i dha fitoren Anglise e cila matematikisht ka siguruar nje vend per ne finalet e Afrikes se Jugut.

Ne grupin e 9-te Holanda ka shkaterruar 4-0 Maqedonine, ndersa Skocia ka fituar 2-1 me Islanden.

Miniderbi “italian”, mes kombetares te kalter te Lipit dhe Irlandes se Trapatonit nuk ka nxjerre asnje fitues pasi ka dale ne barazim 1-1.

Top Channel