Ndeshja, stadiumi, gjysmë bosh

01/04/2009 09:15

Sulmuesi kryesor i danezëve, Niklas Bendtner, do të jetë në dyshim deri pak orë përpara fillimit të ndeshjes. 21-vjeçari që luan me Arsenalin ka probleme në gju, megjithatë gjendja e tij shëndetësore duket më e mirë.

Trajneri Morten Olsen deklaroi: “Bendtner u stërvit i diferencuar. Ai po rehabilitohet, por shpresoj të jetë gati kundër Shqipërisë, por do të vendosim përpara ndeshjes.

Ata që zbresin në fushë duhet të jenë në formë optimale”. Pavarësisht kësaj, danezët mbeten të frikshëm, pasi ata i kanë fituar tri ndeshjet e fundit eliminatore duke shënuar tri gola. Ndërkohë, interesimi i tifozëve në “Park Stadium” nuk ka qenë i madh.

Pritet që të pranishëm të jenë afro 21230 mbështetës, ndërsa 13000 bileta nuk janë shitur. Kapaciteti për këtë ndeshje është 34050 vende, pasi një pjesë e impiantit po restaurohet.

Top Channel