Hamburgu e vëzhgoi Canën në Shqipëri

01/04/2009 09:35

Lorik Cana prej kohësh është shndërruar në një objekt dëshirash i shumë skuadrave evropiane, mes të cilave Bajernit të Mynihut, Arsenalit, Evertonit e Romës.

Mesfushori i Marsejës pëlqehet edhe nga Hamburgu, i cili shprehu interes në merkaton e janarit. Sipas “Hamburger Morgenpost”, dje është mësuar se Hamburgu ka rinovuar interesimin për mesfushorin shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja lokale.

Sipas gazetës së mësipërme, klubi gjerman vazhdon ta mbajë nën vëzhgim ecurinë e futbollistit dhe për këtë qëllim kishte dërguar në Tiranë menaxherin e skuadrës për të ndjekur nga afër Canën në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2010, Shqipëri-Hungari 0-1. Mesfushori kuqezi është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Hamburgut, Martin Jol. Ndërkohë, ende nuk dihen nëse ka pasur ndonjë kontakt mes futbollistit dhe menaxherit gjerman pas ndeshjes.

Top Channel