Brazil, Ronaldo shenon golin e katert

01/04/2009 16:05

Ronaldo nuk harron zakonin e vjeter duke shenuar me nje vazhdimesi mbreselenese.

Sulmuesi i Corinthias ka shenuar golin e katert personal qe prej fillimit te sezonit, duke konfirmuar serish se forma e tij po rritet perdite. Ish “fenomeni” arriti te konkretizonte nje aksion ne minuten e 26-te te ndeshjes kunder Ituano, te fituar me rezultatin 3-0 nga skuadra pauliste.

Me kete fitore, Corinthias siguron nje ndeshje para bileten e gjysmefinales se kampionatit paulist dhe e con ne 3 pike diferencen me Palmeiras qe u ndal ne barazim  1-1 ne ndeshjen kunder Oestes.

Para pak ditesh, Ronaldo deklaroi se i ka vene qellim vetes qe kete sezon te realizoje 30 gola per te fituar edhe fanelen e kombetares se Brazilit.

Top Channel