Bayern Munchen, Toni premton nje “cmenduri”

01/04/2009 17:30

Blerja e Luca Toni-t padyshim qe ka rritur numrin e tifozeve per Bayern Munchen por nese skuadra fiton Champions League, benefitet e blerjes se sulmuesit italian do t’i shohe edhe qyteti bavarez.

Bomberi nga Modena ka deklaruar se nese skuadra fiton Champioins League ai do vrapoje nudo neper qytet, cka do te thote me shume turiste. “Nese e sjellim kupen ne Munchen une do vrapoj nudo ne Marienplatz”, shprehet Toni per gazeten “Sportbild”. Ne vijim, ai ka shtuar se objektivi kryesor i tij eshte finalja e Romes.

“Nuk e kam fituar asnjehere kete trofe ne karrieren time dhe cdo dite stervitem per te fituar Champions League. Per t’ia dale nuk nevojiten 11 lojtare por 11 luane”, thekson sulmuesi. Ne cerekfinalen e ketij kompeticioni Bayern Munchen do ndeshet me Barcelonen, kundershtari me i frikshem per cdo klub evropian.  

Top Channel