Street View zbulon tradhetite

31/03/2009 12:10

Sherbimi i ofruar se fundi nga Google, Street View, po shkakton shume viktima ne Britani. Muajt e fundit shume martesa kane shkuar per keq, per shkak te disa imazheve te publikuara ne hartat fotografike te motorit te kerkimit.

Ne disa raste njerezit jane kapur ne situata te sikletshme, si p.sh ne hyrje te sexy shop, apo jane fotografuar ne vende ku nuk duhet te ishin. Histori te tilla avokatet angleze kane degjuar shume, por disa kane terhequr me shume vemendjen.

Nje grua ka kerkuar te ndahet nga i shoqi pasi ka pare ne Street View automjetin e bashkeshortit te parkuar perballe shtepise se nje mikeje te ngushte. Ai duhet te ishte ne pune, por gruaja ka dalluar Range Rover e te shoqit, c’ka e ka cuar ate ne nisjen e procedurave te divorcit. Rastet e ndarjeve qe kane si shkak zbulimet e bera permes Street View kane shenuar rritje. Aparatet e Google fotografojne pa lajmeruar.

Zakonisht fytyrat e njerezve erresohen, por detaje te tjera te vogla mbeten dhe nuk eshte e cuditshme te njohesh njerezit e tu nga veshja, apo edhe makina. Qe prej lancimit ne 25 qytete ne Britani 20 marsin e kaluar, Street View ka marre dhjetera denoncime.

Ne disa raste me kerkese edhe te njerezve, fotot jane hequr, por gjthesesi ka momente qe personat nuk jane ne dijeni se jane fotografuar. Nje punonjes p.sh eshte fotografuar duke pire duhan ne nje ambient ku ishte e ndaluar dhe duhej t’u pergjigjej punedhenesve.  

Pak dite me pare pas disa kerkesave te njerezve shume foto u fshine, por serish numri i atyre qe publikohen eshte shume i madh.

Top Channel