Kaliforni, nje burre vret 5 persona dhe veten

31/03/2009 11:00

Nje burre ka shkaktuar masaker ne Santa Clara ne Kaliforni. Personi i armatosur ka qelluar me arme zjarri duke lene te vdekur tre femije dhe dy te rritur.

Me pas ai eshte vetevrare. Mesohet gjithashtu se ne gjendje te rende shendetesore eshte edhe nje grua, qe u plagos dhe arriti te largohej.

Dy femijet e vrare ishin 10 dhe 4 vjec, ndersa i treti ne moshe me te vogel, nderroi jete ne spital. Nuk dihen shkaqet e kesaj tragjedie.

Top Channel