Irani: Do ta ndihmojme Afganistanin

31/03/2009 14:25

Irani eshte gati te ndihmoje komunitetin nderkombetar per rindertimin e Afganistanit dhe ne projektet kunder trafikut te droges.

Kete e ka deklaruar zv/ministri i Jashtem iranian, Akhoundzadeh, qe mori pjese ne konferencen e OKB-se ne Hage.

Megjithate, ai theksoi se e ardhmja e vendit duhet te jete ne duart e afganeve dhe jo ne ate te trupave nderkombetare, qe luftojne me talebanet. “Prania e te huajve s’mund te na sjelle paqen, sigurine dhe stabilitetin”, tha ministri.

Top Channel