Hikei: Zgjedhje te reja ne KOKSH

31/03/2009 15:40

Eshte zhvilluar takimi mes perafaqesuesve te Komitetit Olimpik Europian, presidentit Patrik Hikei, sekretarit te pergjithshem Rafaele Panjoci dhe ministrit te Sporteve, Ardian Turku.

Ne kete takim privat mes tyre ishte i pranishem gjithashtu dhe drejtori i sporteve, duke qene se eshte me shume ne korent me ngjarjet e ndodhura. Pas takimit, te dy perfaqesuesit e Komitetit Olimpik Europian kane shprehur serish pozicionin e tyre.

“Presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar na ka kerkuar te vijme ketu dhe te degjojme te gjitha palet dhe me pas te shkruajme nje raport per bordin drejtues te CIO-s. Nuk ka vend per sjellje te tilla dhe asambleja eshte e jashteligjshme. Kur situata te qetesohet duhet te zhvillohen zgjedhje sipas statusit te KOKSH-it”, u shpreh Hikei.

Gjithashtu ai ka sqaruar edhe ceshtjen e firmosjes se statutit nga ministri, qe sipas tij ky nderlikim dhe kjo procedure nuk ndodh ne ne asnje vend tjeter. “Folem me ministrin edhe per statusin. E informova ate se eshte nje rruge shume e thjeshte per ndryshimin. Ne ceshtjen tuaj ka nje komplikim qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter sepse sot mesova qe ne fillim statuti duhet te firmoset nga ministri”, theksoi Hikei.

Nderkohe per lojrat mesdhetare te Peskares, sekretari i pergjithshem Panjoci ka shprehur mbeshtetjen e plote dhe pranimin e perfaqesueses shqiptare, sigurisht nese nuk do te kete ndonje penalizim nga Komitetit Olimpik Nderkombetar dhe europian.

 

Top Channel