Fundoset barka, 300 emigrante te mbytur ne Libi

31/03/2009 10:05

Rreth 300 emigrante rezultojne te zhdukur, pas mbytjes se nje barke ne brigjet e Libise. Bilanci behet i ditur nga Organizata nderkombetare e Migracionit, qe citon burime nga Tripoli.

23 emigrante kane arritur te shpetojne, ndersa 21 trupa te pajete jane nxjerre nga uji. Mesohet se barka eshte permbysur rreth 30 kilometra nga Tripoli. Emigrantet, kryesisht tuniziane dhe palestineze ishin nisur drejt Europes, ndersa ka njoftime kontradiktore se edhe nje tjeter barke me 300 persona eshte mbytur ne kete zone.

Libia eshte e njohur si pike tranziti e emigranteve te paligjshem, qe shpresojne te fillojne nje jete te re ne Europe. Shumica e tyre jane nga Egjipti dhe destinacion eshte Italia. Ky vend ka njoftuar se se shpejti do te filloje patrullimet e perbashketa ne det me Libine per ndalimin e fluksit te larte te emigranteve te paligjshem.

 

Top Channel