Ferrari, Montezemolo kerkon reagim ne Malajzi

31/03/2009 16:15

Presidenti i skuderise Ferrari, Luca Di Montezemolo eshte i qarte dhe i prere; ne Sepang kerkon nje makine ndryshe ne te gjitha aspektet per t’i bere balle konkurrences se madhe te ketij sezoni.

“Pres te shikoj nje piste me pak te cuditshme se Melbourne. Besoj se gara e pare shkoi shume me keq se sa e kishim parashikuar”, eshte shprehur Montezemolo nga Modena. Ne vijim, ai ka sulmuar kundershtaret dhe FIA-n ne lidhje me projektin qe kane zhvilluar disa skuderi, duke lene pas protagonistet e 2008-es.

“Ne dhe McLaren kemi punuar shume me makinen, ndersa te tjeret prej disa muajsh kane mundur te aplikojne nje projekt teresisht te ri. Te mos harrojme se makina e ketij sezoni nuk eshte nje evolucion. Besoj se ne Australi beme ndonje gabim por vlerat e verteta pres t’i shikoj ne Malajzi. Jam shume i bindur se do kete nje reagim te menjehershem”, perfundon Montezemolo.

Top Channel