Federata Daneze: Kujdes Shqiperine!

31/03/2009 15:10

Lojtari danez Daniel Jensen kerkon 3 pikeshin e radhes ne ndeshjen e mbremjes se neserme kunder Shqiperise.

Sipas mesfushorit, fitorja ndaj kuqezinjve do t’i rriste shume shanset e Danimarkes per kualifikimin direkt ne boterorin 2010, duke pare edhe barazimin 0-0 mes Portugalise dhe Suedise. “Shumica e ndeshjeve jane luajtur dhe tani mund te bejme parashikime per ekipin qe mund te zere vendin e pare ne grup. Te gjithe e dine mire se ne jemi favoritet per te zene vendin e pare”, shprehet Jensen ne gazeten “Tipsbladet”.

Ne vijim, ai ka shtuar se mungesa ne dy kampionatet e fundit ka rritur angazhimin ne kombetaren e Danimarkes qe kerkon rikthimin ne kampionatin e kombetareve me te forta te planetit qe do zhvillohet pas 1 viti ne Afriken e Jugut. Nderkohe, drejtuesit e federates daneze dhe trajneri Olsen shprehen me te permbajtur ne prag te ndeshjes, duke vleresuar me nota te larta kombetaren kuqezi.

Diten e djeshme Olsen deklaroi se Danimarka duhet te beje kujdes, ndersa sot federata ka paralajmeruar teknikun per rrezikun qe mund te sjelle kjo ndeshje. “Shqiperia, ashtu si Portugalia e vendit te trete e Suedia e vendit te katert, ka grumbulluar gjashte pike, pasi ka barazuar me Suedine e Portugaline”, thuhet ne faqen e internetit te Federates Daneze te Futbollit.

Top Channel