Fabregas e pranon: Kam kontaktuar me Calderon

31/03/2009 17:50

Presioni i mediave britanike ndaj mesfushorit te Arsenal, Cesc Fabregas ka funksionuar.

Lojtari iberik ka pranuar publikisht se ka kontaktuar me ish presidentin e Real Madrid, Ramon Calderon. “Eshte e vertete qe kam kontaktuar me Calderon por nuk i dhashe fjalen se do firmosja, as atij dhe askujt tjeter. Eshte nje kenaqesi e madhe te degjosh se dy klube kaq te medha interesohen”, u shpreh 21 vjecari duke pasur parasysh edhe tentativat e Barcelones per ta rikthyer ne Katalonje.

Ne perfundim te deklaratese, Fabregas theksoi se do respektoje kontraten qe e lidh me skuadren londineze deri ne vitin 2014. Prej pak kohesh ai eshte rikthyer ne fushe pas nje demtimi qe e la jashte fushave per disa jave. Fabregas eshte gjhithashtu edhe kapiteni i Arsenal pasi shiriti iu hoq William Gallas.

Top Channel