CIO, mision diplomatik në Shqipëri

31/03/2009 10:35

Konflikti për kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është burim shqetësimi për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO).

Edhe pse ndërkombëtarët njohin në krye të këtij institucioni presidentin Hysen Domi, pasi grumbulluan 2/3 e firmave, federatat organizuan një asamble, në përfundim të së cilës votuan si president të ri Esat Ademin.

Për këtë arsye, tashmë CIO kërkon të njihet nga afër me situatën e krijuar në vendin tonë, edhe sepse Karta Olimpike parashikon që për çdo shtet ekziston vetëm një Komitet Olimpik.

Për këtë arsye, që prej ditës së djeshme në Tiranë mbërriti me një mision të rëndësishëm diplomatik sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Rafaele Panjoci.

“Si sekretar i Komiteteve Evropiane, Panjoci është ngarkuar nga CIO dhe presidenti Patrik Hikei që të tentojë ndërmjetësimin e bisedimeve mes palëve të përfshira në konflikt. Për zgjidhjen e problemit do zhvillohen edhe takimet me qeveritarë vendas”, theksohej në një deklaratë për shtyp.

Top Channel