Barrichello enderron fitoren e kampionatit

31/03/2009 16:45

Rubens Barrichello po rilind pas aventures te para disa viteve tek Ferrari dhe mendon qe ta beje kete sezon ate qe nuk beri dot me kokekuqen.

Piloti brazilian qe kete vit garon me skuderine Brawn Gp ndihet mjaft optimist per sezonin e ri. Vendi i dyte ne Malbourne i shoqeruar me vendin e pare te britanikut Button, rrit shpresat per nje rikthim ne majat e Formula 1. “Eshte nje makine fantastike”, ka deklaruar braziliani, duke theksuar se ekziston mundesia qe te fitoje kampionatin kete sezon.

“E vetmja pengese qendron ne faktin se skuderia jone eshte shume e vogel dhe ne nuk kemi mundur te provojme shume gjera ashtu sic kane bere shume skuderi te tjera gjate testeve dimerore”, shprehet Barrichello ne nje interviste per “Autosport”. Ne vijim ai ka pohuar se Brawn Gp ka nje fuqi shume te madhe. “Potencialin e kemi dhe kete e them bazuar ne 15 vjet eksperience. Mund te fitojme disa gara gjate ketij sezoni”, perfundon braziliani.

Top Channel