Kinezet spiunojne boten

30/03/2009 10:00

Nje rrjet i gjere spiunazhi kompjuterik u zbulua nga autoritetet kanadeze. Pas hetimeve rezultoi se rrjeti e kishte qendren ne Kine dhe pergjonte 1295 kompjutera ne 103 shtete, ministrite e Jashtme dhe ambasadat ne keto vende.

Rrjeti i pirateve te informatikes ishte infiltruar ne kompjuterat qveritare, te ministrive dhe ambasadave qe kishin lidhje me liderin shpirteror te tibetianeve, Dalai Lama. Hetimet 10 mujore kishin nisur pas dyshimeve dhe nje kerkese te Dalai Lama per te pare nese kompjuterat e rrjetit te tij ne mergim ishin spiunuar.

Megjithate, nuk ka prova se pas rrjetit te pirateve qendron qeveria kineze. Ne shenjester te hakerave kane qene qeverite e vendeve aziatike dhe sistemet kompjuterike te spiunuara kane qene ne ministrite ne Iran, Bangladesh, Letoni, Indonezi, Filipine, Brunei, Barbados dhe Butan, si dhe ambasadat ne Indi, Korene e Jugut, Indonezi, Rumani, Qipro, Malte, Tajlande, Portugali, tajvan, Gjermani dhe Pakistan.

 

Top Channel