Obama: Nuk do te dergojme trupa ne Pakistan

29/03/2009 17:20

Shtetet e Bashkuara nuk kane ndermend te dergojne trupa ne Pakistan, ne zonen kufitare me Afganistanin.

Lajmin e ka bere te ditur presidenti amerikan Barack Obama ne nje program televiziv ne CBS.

Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se SHBA-te do te respektojne sovranitetin kombetar te Islamabadit.

“Duhet te punojme me ata dhe nepermjet tyre do te merremi me Al Kaeden”, ka shpjeguar Obama.

Kreu i Shtepise se Bardhe ka theksuar gjithashtu se siguria e Irakut eshte e garantuar dhe se nuk do te kete asnje pershpejtim te terheqjes se trupave amerikane.

Top Channel