Shqiperi-Hungari, 45 minuta flasin per miqte

28/03/2009 21:20

45 minutat e para te ndeshjes Shqiperi-Hungari jane mbyllur ne disavantazhin e nje goli per kuqezinjte qe kane treguar nje forme mjaft te dobet.

Shpesh here gjate ketij fraksioni, inisiativen e kane ndermarre miqte te cilet realizuan ne minuten e 38-te me ane te Torghelle pas nje gabimi amator te Armend Dallkut. Mesfusha kuqezi nuk ka funksionuar pothuajse fare, ndersa sulmi ka qene i vaket me inisiativat personale te Salihit. Nga ana tjeter, hungarezet kane qene me konkrete duke rrezikuar disa here porten e Hidit.

Top Channel