
Miliona njerez ne te gjithe boten do te shuajne dritat sot per nje ore, ne ate qe cilesohet si protesta me e madhe kunder ndryshimeve te klimes.
Nisma e emertuar Ora e Tokes startoi dy vjet me pare ne Sidnei, ku ambientalistet bene thirrje per uljen e perdorimit te energjise. Qellimi eshte te krijohet presion ne prag te takimit te Kopenhagenit, per arritjen e nje traktati te ri per klimen.
Por kritiket e kesaj ideje thone se shuarja e dritave per nje ore eshte simbolike dhe nje xhest i pakuptimte. Dritat do te shuhen ne me shume se 3400 qytete ne 88 vende, mes te cilave edhe ne Shqiperi, ne oren 20.30 me oren lokale.
Kete vit ne kete nisme do te perfshihen edhe Opera House ne Sidnei, Keshtjella e Edinburgut ne Skoci, Bird’s Nest Stadium ne Pekin dhe Piramidat e Egjiptit.
Top Channel