Terry ne telashe, nena e vjehrra vjedhin ne market

27/03/2009 15:10

E pabesueshme por e vertete. Nena dhe vjehrra e kapitenit te kombetares angleze dhe Chelse, John Terry arrestohen nga policia angleze per vjedhje.

Sipas te perditshmes vendase, The Sun, zonja Terry dhe vjehrra e mbrojtesit anglez jane ndalur nga policia pasi kane vjedhur rroba me vlere me shume se 1000 euro ne nje qender biznesi ne Londer. Nje incident qe pritet t’i kushtoje shume kapitenit te Anglise, i cili eshte nje nga lojtaret me te paguar te futbollit anglez, pasi perfiton me shume se 130 mije sterlina ne jave.

Menaxheri i futbollistit 28 vjecar ka hedhur poshte hipotezen e vjedhjes duke theksuar se gjithcka eshte nje gabim. Sipas po te njejtes gazete, rrobat e vjedhura nga dy grate jane te markes Mark & Spencer dhe Tesco, qe eshte dhe sponsori i kombetares angleze per eleminatoret e ketij boterori.

Top Channel