Kuman: Nuk mund t‘ia lejojme vetes humbjen

27/03/2009 11:00

Hungaria, kundershtari i Shqiperise ne “Qemal Stafa” ka percaktuar objektivin per dy takimet e radhes.

Pas ndeshjes me Shqiperine, te besuarit e Ervin Kuman do te presin ne fushen e tyre Malten. “Objektivi yne eshte qe te marrim gjashte pike nga keto dy takime”, deklaroi drejtuesi i stolit hungarez.

“Maksimumi i pikeve do te ishte i jashtezakonshem, por nuk perjashtohet qe ne fund te arrijme vetem 4 pike. Kryesor eshte fakti qe jemi ende mes dy ekipeve te para te grupit dhe mund te shpresojme per kualifi kimin ne Boterorin 2010. Nuk mund t‘ia lejojme vetes qe te humbasim ne Shqiperi, pasi tri pike do t‘i rikthenin edhe ata ne gare”.

Me tej, tekniku holandez dha nje vleresim per Grupin 1, ku skuadrat me te kuotuara jane padyshim Portugalia, Suedia dhe Danimarka. Gjithsesi, askush nuk i nenvlereson kuqezinjte, pas dy barazimeve me suedezet ne Tirane dhe Portugaline ne Braga.

“Jemi ne grupin me te veshtire te ketyre eliminatoreve, ku secila skuader eshte ne gjendje te rrembeje pike”, shpjegoi Kuman.

Top Channel