Han: Hungaria? Te rrembejme fitoren

27/03/2009 10:55

Kur duhen edhe pak ore nga ndeshja vendimtare e se shtunes, Shqiperi-Hungari, ku Shqiperia do te kerkoje me
çdo kusht 3 piket, trajneri Ari Han ka dale para gazetareve,duke dhene shpjegime ne 360 grade rreth kombetares.

Por, me e rendesishmja ka te beje me faktin se, edhe vete trajneri eshte i bindur se, neser çdo rezultat veç fitores,
mund te konsiderohet nje deshtim i ketyre eliminatoreve.

Edhe pse teknikun e kundershtareve e ka bashkekombes dhe mik, nuk pret dhurata prej tij, por u kerkon te tijve ta rrembejne me te gjitha menyrat kete 3 pikesh.

Malta e La Valetes eshte pika me e dobet e nje fillimi jo te keq te eliminatoreve kuqezi. Nje deshtim. Ashtu e konsideron edhe trajneri: “Nuk e kisha menduar kurre ashtu, pjesa e dyte ishte e tmerrshme. Gabuam qe ne fillim, madje gabim ishte perzgjedhja e muajit shkurt per kete takim, pasi lojtaret tane ne Ukraine e Gjermani nuk ishin ne forme”.

 Por, ne kete, me diplomaci ai zgjedh te dredhoje nga pergjegjesite per zgjedhje taktike te gabuar, pasi e konsideron “çeshtje filozofie te lojes”. I merzitur qe te tijte humben raste te mira ne pjesen e pare, nuk e fsheh gezimin per piken e marre ne fund te 90 minutave.

Sipas tij, ai qe ka zhgenjyer me shume ne kete takim “ishte Bogdani, te cilit i kushtoi edhe humbjen e vendit ne kombetare. Me ate forme ju garantoj se nuk mund ta ndihmonte skuadren”.

Per Kapllanin e Hyken nuk ndihet i detyruar te jape shpjegime. Ndersa thekson se ka bere zgjedhjet e duhura, pasi Salihin e ka pare vete: “Po luan shume mire, po shenon gola, mendoj se ia vlen ta kesh ketu. Po keshtu edhe Berisha”.

Por nuk preferon ta zbuloje se kush prej tyre do te jete sulmuesi i vetem. Per holandezin termi “krize goli” vlen per skuadrat qe ka shenuar gjithmone dhe tani vuajne, por jo per Shqiperine, qe zakonisht fut shume pak topa ne rrjetat kundershtare. Duket me shume si italian qe adhuron “katenaçon”, sesa holandez i kohes se futbollit total, kur jep zgjidhjen e
kesaj tradite te veshtire shqiptare:

“Nese kemi nje mbrojtje te forte, atehere dhe golat do te vijne”. Nga formacioni i mundshem zbulon aktivizimin e Canes ne
mbrojtje. “Ai dhe Lala mbulojne te njejtin rol, nuk luajne dot bashke. Prandaj Cana do te aktivizohet
ne mbrojtje”. Per kete ka gjetur mirekuptimin e te dy lojtareve.

Per teknikun, “Lika eshte nje lojtar deçiziv, luan mire deri ne fundore””. Edhe pse nuk i beson dot me eksperiences se Beqajt
te demtuar ne porte, ka garanci te Hidi, ndaj nuk shqetesohet. Megjithate konstaton nje “Shqiperi me probleme, kur i duhet patjeter te fi toje, edhe pse ndaj Suedise e Portugalise (ku barazimi mund te kenaqte) luajtem mire”.

E vlereson bashkekombesin dhe mikun e tij Ervin Kuman, rreshtuar ne radhet kundershtare si strategu “armik”, prej te cilit nuk pret ndonje tolerim. Kete deshiron t‘ua beje te qarte te gjitheve, nga futbollistet e tij, te gazetaret e tifozet: “Mos
prisni dhurata. Objektivin duhet ta realizojme vete”. Nje rezultat negativ, i cili mund te lekunde te ardhmen e tij trajneri as nuk e merr parasysh, pasi mendon “vetem fitoren”.

Pas falenderimit te tifozerise, te cilen e konsideron lojtarin e 12-te, te vetmin dhe me konstantin ne lartesine e duhur ne
kete edicion, ruan nje batute per polemiken FSHF-stadium: “Kjo gje nuk me ka rastisur ndonjehere ne Holande. Me vjen turp ta them, po qe te kete shqiptare qe nuk e duan perfaqesuesen e tyre, kjo eshte e habitshme”, perfundon ai.

Top Channel