Dede mbyll sezonin, operacion ne gju

27/03/2009 11:10

Nevil Dede i ka dhene lamtumiren sezonit me Elbasanin. Mbrojtesi eshte demtuar ne meniskun e gjurit te majte dhe tashme ka
nevoje per operacion.

34-vjeçari ndjeu dhimbje te forta ne miqesoren e mesjaves, qe skuadra e Sejdinit zhvilloi me ekipin Shpresa. Gjate mesdites se djeshme, ai u kontrollua nga stafi mjekesor i kombetares dhe verdikti ishte operacion.

“Kam probleme me gjurin. Ndjeva dhimbje gjate ndeshjes me Under-21, edhe pse nuk pata as kontakt me lojtaret kundershtare”, pohoi ish-mbrojtesi i bardheblu Dede, i cili u rikthye tek Elbasani, pas nje aventure ne kampionatin kinez te futbollit.

“Tashme nuk kam asgje se çfare mund t‘i bej, duhet te operohem.Ndoshta do te shkoj ne Gjermani te zhvilloj nderhyrjen kirurgjikale”.

Ky demtim eshte nje goditje mjaft e rende per verdheblute, ne nje sezon ku gjithçka ka shkuar ters. Elbasani vazhdon te jete ne “zonen e ftohte” te klasifikimit, ne Kategorine Superiore dhe ne gare te plote per mbijetese. Ndeshjet e ardhshme do te rezultojne vendimtare per kete skuader.

Top Channel