Beckham, i gatshem per kombetaren ne cdo kohe

27/03/2009 17:20

David Beckham eshte nje nga ata angleze qe bejne gjithcka per kombetaren dhe kete e ka treguar me vepra duke hequr dore nga milionat kaliforniane dhe nje jete luksoze ne SHBA bashke me familjen e tij.

Mesfushori preferoi te qendroje ne Milano per te qene pjese e kombetares se “Tre Luaneve”, madje ai kerkon t’i sherbeje kesaj skuadre edhe ne moshe me te vjeter. “Te luaj per vendin tim eshte nje pasion i madh. Nuk mendoj se do terhiqem asnjehere. Edhe nese nuk do thirrem per ndonje ndeshje te vecante, dua te vazhdoj te jem ne dispozicion te Anglise deri ne momentin qe do le futbollin”, shprehet 36 vjecari qe kete sezon ka treguar se disponon ende nje forme te shkelqyer fizike.

Ne vijim, ai ka theksuar se do vazhdoje te zbrese ne fushat e blerta derisa te kete fuqi edhe nese mosha do ta kaloje kufirin e 45 viteve. “Kam ende shume deshire te stervitem. Etika ime e punes nuk ka ndryshuar dhe besoj se kete e kam treguar edhe tek Milan”, perfundon Spice Boy.  

Top Channel