Optimizem ne kampin kuqezi

26/03/2009 20:05

Ne prag te ndeshjes me Hungarine duket nje atmosfere entuziaste ne kampin kuqezi, si te lojtaret ashtu edhe te trajneri Arie Haan.

Ne konferencen per shtyp, tekniku holandez ka shprehur keqardhjen per mungesen e dy lojtareve si, Beqaj dhe Lila, por ne te njejten kohe ka theksuar gjendjen e mire te skuadres. Haan nuk ka lene pa permendur edhe moslejimin e perfaqesueses per te zhvilluar stervitjen zyrtare ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, qe sipas tij nuk eshte thjesht nje justifikim ceshtja e demtimit te fushes.

“Ky zoteri nuk duhet te jete pergjegjes qe ne te mos stervitemi. Nese pas tij ka njerez te tjere atehere le ta thone hapur. Jane kunder kombetares? Per mua nuk ka kuptim!”, shprehet Haan.

Ndeshja mes Shqiperise dhe Hungarise do te zhvillohet diten e shtune ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” nje ndeshje e vlefshme kjo per eliminatoret e boterorit 2010. Pas saj, kombetarja kuqezi do te udhetoje drejt Danimarkes per ndeshjen e rradhes diten e merkure.

Top Channel