
Ne prag te ndeshjes me Hungarine duket nje atmosfere entuziaste ne kampin kuqezi, si te lojtaret ashtu edhe te trajneri Ari Haan. Ne konferencen per shtyp trajneri holandez ka shprehur keqardhjen per mungesen e dy lojtareve si Beqaj dhe Lila, por ne te njejten kohe ka theksuar gjendjen e mire te skuadres.
“Besoj se kemi dike per te rekuperuar pasi edhe ndeshja e fundit nuk shkoi ashtu sic e parashikuam. Per kete kemi gjetur edhe arsyen. Kam patur shume pune me lojtaret qe kane luajtur. Malta ishte ne kondicion te plote ndersa ne jo. Sidomos pjesa e dyte ishte e tmerrshme. Tashme shoh ne stervitje nje skuader te fresket ne ambicie dhe qe duan ta fitojne kete ndeshje. Jam optimist per gjendjen e lojtareve. Jemi ne gjendje te bejme dicka te mire kunder hungarezeve. Per fat te keq kemi dy te demtuar, Beqajn dhe Lilen, megjithate jam i sigurte se do te arrijme nje rezultat te mire”, eshte shprehur Haan.
Pas komenteve te trajnerit Ari Haan qe e cilesoi si absurd vendimin e drejtorise qe menaxhon stadiumin “Qemal Stafa” dhe Ministrise se Sporteve per te mos lejuar stervitjen e perfaqesueses, gjithcka ka ndryshuar.
Mes drejtuesve te stadiumit dhe Federates Shqiptare te Futbollit akujt jane shkrire dhe rreth ores 20 te se enjtes, kombetarja eshte stervitur ne stadiumin “Qemal Stafa”.
E gjithe skuadra dukej ne forme mjaft te mire me perjashtim te portierit Beqaj i cili eshte demtuar rende ne shpatull dhe per rreth 6 muaj do te qendroje larg aktiviteve sportive.
I lenduar nga kjo stervitja e fundit ka dale edhe Curri, por pa preokupuar stafin mjeksor dhe trajnerin.
Ndeshja mes Shqiperise dhe Hungarise do te zhvillohet diten e shtune ne kete stadium, e vlefshme kjo per eliminatoret e boterorit 2010.
Pas saj, kombetarja kuqezi do te udhetoje drejt Danimarkes per ndeshjen e radhes diten e merkure.
Top Channel