
Policia ka nisur hetimet per vetevrasjen e nje tregtari, i cili i ka dhene fund jetes per shkak te gjendjes depresive te krijuar nga borxhet e marra.
Gjergj Sh., 43 vjec¸eshte vetevaruar ne banesen e tij ne Tirane, pikerisht ne banjen e apartamentit. Sipas policise, ngjarja eshte njoftuar se ka ndodhur ne nje pallat pas shkolles “11 Janari”.
Nga mbledhja e provave ka rezultuar se 43-vjecari ka qene tregtar materialesh ndertimi, por firma e tij ka shkuar drejt falimentimit dhe per kete shkak ka marre borxhe, te cilat nuk ka mundur t’i shlyeje. Ne keto kushte ka kaluar ne depresion, duke vendosur t’i jape fund jetes.
Gjithashtu, nje tjeter person ka tentuar t’i jape fund jetes, duke perdorur nje thike. Xhelil K., 29 vjec, banues ne Kamze, eshte derguar ne spital. Sipas policise, ai ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe kete akt e ka ndermarre edhe ai per shkak te borxheve.
Top Channel