Shtypi kembesorin, arrestohet greku
25/03/2009 08:30
Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne afersi te fshatit Jorgucat te Gjirokastres.
Mesohet se 47-vjecari Faslli Veizi ka gjetur vdekjen pasi eshte goditur nga nje makine tip “Volkswagen” me targa gjermane qe drejtohej nga nje shtetas grek.
Burri ishte duke dale nga fabrika e tubave plastike ku ishte i punesuar kur eshte goditur per vdekje nga makina qe levizte me shpejtesi te madhe. Nderkohe mesohet se autor i aksidentit eshte nje shtetas grek, i cili punonte si specialist ne fabriken e ujit “Glina”.
Policia tha se shtetasi grek eshte shoqeruar ne komisariatin e Gjirokastres dhe do te akuzohet per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
Top Channel