Brenda dates 13 qershor, KQZ ka detyrimin ligjor per te publikuar zyrtarisht listat e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Kjo eshte nje nder pikat e udhezimit per dokumentet qe duhet te plotesojne kandidatet dhe regjistrimin e tyre ne KQZ. Sot pritet qe KQZ-ja te marre ne shqyrtim projektudhezimin “Per caktimin e rregullave per verifikimin e dokumentacionit te kandidimit dhe afatet e publikimit te listave shumemerore”.
KQZ-ja publikon listen e plote te kandidateve ne tri gazetat me tirazh me te madh ne shkalle vendi, ne mediat elektronike, si dhe ne faqen zyrtare te saj ne internet.
Po sot pritet qe KQZ-ja te marre ne shqyrtim udhezimin per kriteret dhe procedurat per perzgjedhjen dhe emerimin e eksperteve kontabel te licencuar per auditimin e fondeve te perfituara dhe te shpenzuara nga subjektet zgjedhore per fushaten zgjedhore. Projektudhezimi parashikon te gjitha hapat qe duhet te ndjeke KQZ-ja per emerimin e eksperteve dhe detyrat qe u takojne te kryejne.
Top Channel